Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Begaj takon Osmanin në Prishtinë: Shqipëria do të jetë kurdo, ngado e kurdoherë në mbrojtje të Kosovës 

2024/06/12 at 2:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Begaj takon Osmanin në Prishtinë: Shqipëria do të jetë kurdo, ngado e kurdoherë në mbrojtje të Kosovës 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Prishtinë një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të kremtimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.  

Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si një ditë të madhe, në të cilën u realizuan ëndrrat e popullit shqiptar. 

“Ashtu siç ju e cilësoni një rilindje për Kosovën, unë mendoj se bashkë me rilindjen është dita e dhënies fund të padrejtësive”, –u shpreh Presidenti i Republikës. 

“Në ditë të mira e të këqija duhet të jemi bashkë pa nevojën e ftesave formale. Unë vij këtu si në shtëpinë time, ashtu siç ju vini në Shqipëri. Unë nuk do të mungoj asnjëherë në Kosovë, ashtu siç nuk kam munguar në asnjë aktivitet”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Begaj, duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj Kosovës për finalizimin e aspiratës së ëndrrës së shqiptarëve për integrimin Euroatlantik. 

“Shqipëria do të jetë kurdo, ngado e kurdoherë në mbrojtje të Kosovës. Nëse ne nuk përparojmë së bashku, do të jetë e pafalshme për shqiptarët, për martirët e lirisë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. 

Kreu i Shtetit e quajti Kosovën një histori suksesi dhe shprehu bindjen se krahas hapave të ndërmarra për të ecur përpara, duhet bashkëpunim  me miqtë ndërkombëtarë të shqiptarëve dhe partnerëve strategjikë për të ndërtuar shtetin demokratik, për të cilin sakrifikuan jetën dëshmorët. 

Një tjetër mesazh që Presidenti Begaj përcolli në këtë takim i drejtohej të rinjve shqiptarë dhe përpjekjes për edukimin e këtij brezi me trashëgiminë, në mënyrë që ata të vlerësojnë se sa e shtrenjtë është liria.  “Nëse do te kishte një çmim Nobel për lirinë, ai duhet t’i jepej familjes Jashari”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke vlerësuar veprën e sakrificës sublime për lirinë e shqiptarëve. 

Duke kujtuar sakrificën e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit për Kosovën e lirë, Presidenti i Shqipërisë përcolli mesazhin për mbrojtjen të kësaj vlere, e cila, sipas tij, nuk dhurohet dhe nuk ka çmim, e si e tillë, ajo duhet të mbrohet. 

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Shisnin droga të forta në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohen dy shtetas të huaj

Shisnin droga të forta në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohen dy shtetas të huaj

Tentoi të fuste në Shqipëri 36 000 paund të padeklaruara, e pëson 47-vjeçarja 

Tentoi të fuste në Shqipëri 36 000 paund të padeklaruara, e pëson 47-vjeçarja 

Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri të Saimir Taullaut dhe të afërmëve të tij 

Prona, makina luksoze, sende me vlerë dhe llogari bankare, Prokuroria i sekuestron pasuritë një personi në Fier 

TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com