Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar në drejtim të kryeministrisë me gurë.
Sipas policisë 45-vjeçari U.K, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në gjendje të dehur në momentin që po qëllonte me gurë.
“Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë”, njofton policia.