Mesditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur online Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se turi i takimeve me emigrantët do të vijojë në shtator. Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se në shtator parashikohet të mbahet edhe një takim në SHBA
“Në Londër, për shkak se ka zgjedhje të parakohshme, u bë problem më vete marrja e sallës që kishim prenotuar. Në një situatë zgjedhore është normale që edhe ne të shmangnim një takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi dhe përgatitja për takimin e Dyseldorfit afër me ndeshjen e Kombëtares sonë, nuk do të donim të krijonim një ide të bashkimit të dy gjërave. Prandaj, turi do të vijojë në shtator me takimet e Anglisë dhe Gjermanisë, ndërkohë që do të përgatitemi edhe për një takim në SHBA”, u shpreh Rama.