Policia ka arrestuar 26 persona në kuadër të operacionit “Nomada”.
Ky grup merrej me trafikim emigrantësh dhe urdhër-arrestet u lëshuan nga SPAK.
Në këtë grup kriminal ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie, ndërsa janë kontrolluar 51 ambiente. Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri për në vende të ndryshme.
Personat e arrestuar janë:
1-Bashkim Sula
2-Njazi Ademaj
3-Fitim Rama
4-Ylli Brahimaj
5-Gridi Elezi
6-Rrezart Domi
7-Osman Luca
8-Artur Mici
9-Arsen Caka
10-Adrian Mema
11-Maksim Domi
12-Jugert Gashi
13-Emiljan Marashi
14-Roland Islamaj
15-Behar Rexha
16-Deila Qama
17-Arnold Shahu
18-Ylli Çaushaj
19-Eriola Spaho
20-Murat Gjuniku
21-Bardhyl Imeri
22-Bajram Xhaja
23-Fatmir Stankova
24-Arben Rushiti
25-Leonardo Lama
26-Xhelil Alla
Sipas njoftimit të SPAK, gjatë operacionit u sekuestruan: 7 automjete; 1 laborator për falsifikimin e dokumenteve; 25 mijë euro; 20 mijë paund; 10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja; 1 armë gjahu; 10 laptop; 15 kompjuterë e printerë që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN; sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare; 1aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme dhe 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.