Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës mirëpritën për një bashkëbisedim të hapur, Presidentin e Grupit BALFIN, Samir Mane për të rrëfyer modelin e tij të suksesit, por edhe për të ndarëme ta, ide mbi të ardhmen e ekonomisë, turizmit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.
I ftuar nga studentët dhe pedagogët e këtij universiteti, Presidenti i Grupit BALFIN theksoi rëndësinë që ka angazhimi i të rinjve në sipërmarrje veçanërisht në turizëm si edhe bashkëpunimi midis universiteteve dhe biznesit.
“I ftoj studentët të shohin modele ndërkombëtare biznesi të lidhura me turizmin. Është e ardhmja dhe ka shumë mundësi për të bërë biznes, sidomos për të rinjtë që i përshtaten më lehtë ideve të reja. Universitetet duhet të përshtasin kurikulat e të rrisin numrin e lëndeve të lidhura me turizmin. Unë i mbështes përherë të rinjtë që duan të merren me sipermarrje. Të rinjtë duhet të jenë më kurajozëqë bashkë të krijojmë kushtet për të ardhmen që të gjithë duam këtu në vendin tonë”, u tha Samir Mane studentëve.
Dekani i Fakultetit të Biznesit në këtë Universitet, Shkëlqim Fortuzi, vlerësoi investimet e Grupit BALFIN si kontribut jo vetëm nërritjen ekonomike në tërësi, por veçanërisht në punësimin e të rinjve në Shqipëri. Duke shprehur mirënjohjen për këtë bisedë të hapur, Dekani Fortuzi i shprehu Presidentit të Grupi BALFIN, kërkesën për më shumë investime në Durrës gjë që do t’i shërbente nxjerrjes në pah të potencialit kulturor e turistikpor edhe studentëve të këtij qyteti.
Mane bisedoi me studentët për mundësitë që ata kanë përmes programit B4Students, mbështetur nga Fondacioni Mane për edukimin e të rinjve dhe rritjen e potencialit të tyre.
“Mes jush këtu, jam i bindur se ka disa sipërmarrëstë ardhshëm me potencial të jashtëzakonshëm, u tha Samir Mane studentëve. Duhet të guxoni, të punoni fort për ëndrrën tuaj dhe mua si edhe Grupin BALFIN do të na keni mbështetje të ideve tuaja që bashkë të krijojmë kushtet për të ardhmen që të gjithë duam këtu në vendin tonë.”
I pyetur rreth investimeve të Grupit BALFIN në Europë, SHBA dhe Kanada, Mane u tregoi studentëve misionin për një korporatë me standarde ndërkombëtare dhe ekspertizë të fortë lokale.
Ky takim i Presidentit të Grupit BALFIN në Universitetin e Durrësit vjen në vazhdën e disa takimeve si i ftuar nga studentët e Universitetit të Tiranës, Universitetit të Vlorës, Universitetit të Korçës, TBU-së, Universitetit Epoka, UET-së, Universitetit të Prishtinës, UBT-së, takime me fokus në të ardhmen e sipërmarrjes dhe potencialine të rinjve për një perspektivë pozitive ekonomike.