Dhoma e Avokatisë në Durrës ka zhvilluar përgjatë ditës së sotme një protestë, ku dhe kanë lajmëruar bojkotim të seancave gjyqësore që nis nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri më datë 7 të muajit Qershor.
Shkak është bërë vendimi i kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për të mbyllur dyert për avokatët sa i përket hyrjes së tyre në ambientet e brendshme.
Kjo ka nxitur reagimin e Dhomës së Avokatisë, gjithashtu edhe avokatëve që janë pjesë e kësaj strukture përsa i përket masave që gjykata ka marrë për hyrjen e tyre në ambientet e brendshme duke bërë që të bojkotojnë deri më datë 7 Qershor të gjitha seancat, përveç atyre që lidhen me masat e arrestit, ku do të jenë të pranishëm.
Nga Dhoma e Avokatisë, kanë pohuar që ky vendim është marrë që prej 3 javësh nga Gjykata e Durrësit, ku këto të fundit detyrohen të qëndrojnë në ambientet e jashtme dhe të presin për çdo seancë bashkë me qytetarët duke mos i lejuar të futen në ambientet e jashtme. Sipas avokatëve, kjo nxit konfliktet mes qytetarëve dhe avokatëve që presin në ambientet e jashtme në kushtet e papërshtatshme.
Referuar vendimit, edhe në momentet kur ka shtyrje të seancave, sërish avokatët duhet të presin jashtë ambienteve të gjykatës deri në momentin që të thirren. Avokatët kanë deklaruar se bojkoti do të bëher realitet nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre./tvklan