Ditën e djeshme në bypass-in e Rrugës së Arbrit ndodhi një aksident automobilistik, ku furgoni i drejtuar nga një 55-vjeçar doli nga rruga duke lënduar 5 persona.
Këto janë pamjet e aksidentit që kanë nxjerrë zbuluar shoferin e mjetit, pasi në polici u tha efektivëve se shkak për aksidentin ishte bërë një makinë tjetër që i kishte prerë rrugën.
Si pasojë e aksidentit mbetën të dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet, njëri prej të cilëve vijon të jetë në spital.
“Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet”.
Njëri nga të dëmtuarit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident”, tha policia.