Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rëndësia e fesë së kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

2024/05/28 at 6:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Trump në avantazh”, si i lexojnë ekspertët anketimet për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA

Nëse kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara pyeten se cili është më fetar, shanset janë se ata do t’i referohen vetes së tyre. Për disa pjesëmarrës, tubimet elektorale të ish Presidentit Donald Trump janë si shkuarja në kishë.

“Besimi tek Jezusi është shumë i rëndësishëm për mua. Dhe unë e di se kemi një udhëheqës, zotin Trump, i cili kur ishte president bëri një punë të shkëlqyer dhe ai do kthehet në detyrë dhe do të kthejë vlerat fetare në zyrë dhe në vendin tonë”, thotë Trey Mullins, mbështetës i zotit Trump.

Komentet e ish-presidentit për fenë pëlqehen nga amerikanët e besimit të krishterë dhe konservatorët.

“Ne do t’i mbrojmë të krishterët në shkollat tona, në ushtrinë tonë dhe në qeverinë tonë”, thotë ai.

“Bluza me mbishkrimin “Zoti, armët dhe Trump” është një nga bluzat e mia më të shitura në dy ose tre vitet e fundit”, thotë Thomas Isbell, shitës i bluzave dhe artikujve të tjerë.

Por Trump nuk është një i krishterë tipik konservator. Ish Presidenti është divorcuar dy herë. Ai është akuzuar për falsifikim të të dhënave të biznesit lidhur me pagesat për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, me të cilën dyshohet se ka patur marrëdhënie jashtëmartesore. Disa analistë thonë se zoti Trump po e përdor çështjen gjyqësore për të krahasuar veten me Jezusin, që të krishterët besojnë se u kryqëzua për mëkatet e botës.

“Trump e ka huazuar këtë gjuhë së fundmi. Ne e kemi parë atë duke thënë: “Unë jam duke u paditur për ju”, thotë Robert P. Jones nga Instituti i Studimeve Publike për Fenë.

Ai nuk shkon rregullisht në kishë, por në platformën e tij “Truth Social”, reklamoi një Bibël për shitje.

Një anketë e agjencisë së lajmeve Associated Press tregoi se 8 nga 10 të krishterë evangjelistë të bardhë votuan për zotin Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale. Një sondazh i Qendrës Kërkimore “Pew” këtë vit tregoi se protestantët afrikano-amerikanë mbështetën zotin Biden.

Presidenti Joe Biden rregullisht merr pjesë në meshat katolike në Delauer dhe në Uashington.

“Ai ka studiuar në një shkollë të mesme katolike vetëm për djem dhe është mjaft serioz për fenë e tij”, thotë Peter Sullivan, vullnetar i ekipit të fushatës së zotit Biden.

Presidenti Biden dhe zonja e parë u takuan me Papën në Vatikan në vitin 2021. Papa Françesku i tha zotit Biden, presidentit të dytë katolik të Shteteve të Bashkuara, se ai mund të vazhdojë të marrë Kungimin e Shenjtë, pavarësisht pikëpamjeve të tij për abortin.

Qëndrimi i Biden në mbështetje të abortit është kritikuar nga disa katolikë. Në fakt, sondazhet nga zgjedhjet e fundit treguan se katolikët ishin të ndarë mes zotit Trump dhe Biden.

“Aborti është çështja kryesore. Është e neveritshme të shikosh zotin Biden, duke thënë se është katolik dhe nuk mbështet qytetarët e vendit tonë, që ende nuk kanë lindur”, thotë votuesja Aura Strietmann.

Kur Biden flet për fenë, ai flet me një ton gjithëpërfshirës.

“Një mesazh universal shprese, gëzimi dashurie nëse je i krishterë, hebre, hindu, mysliman, budist, i ndonjë besimi tjetër apo pa besim fare. Ai na flet të gjithëve si qenie njerëzore që jemi këtu në këtë tokë kryesisht për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, tha Presidenti Biden në Mëngjesin e Lutjeve në vitin 2023.

Në përgjithësi, Presidenti Biden e praktikon besimin e tij tradicionalisht, ndërsa zoti Trump sugjeron se është i pranishëm në jetën e tij./ VOA

Ju sugjerojmë

Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët
-U tha në Opinion

Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

11 Maj, 2025 8:35 pm
Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët
Kryesore

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët

11 Maj, 2025 8:29 pm
Rezultati i votimit elektronik/Celibashi: Kërkesë e PD, del nesër në mëngjes!
Aktualitet

Rezultati i votimit elektronik/Celibashi: Kërkesë e PD, del nesër në mëngjes!

11 Maj, 2025 8:24 pm
Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite
-U tha në Opinion

Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite

11 Maj, 2025 8:21 pm
Pjesëmarrja në votim,Celibashi nxjerr shifrat: Kanë votuar afërsisht 41.37%…
Kryesore

Pjesëmarrja në votim,Celibashi nxjerr shifrat: Kanë votuar afërsisht 41.37%…

11 Maj, 2025 8:17 pm
Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS, Berisha në kuota “të pranueshme”
Kryesore

Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS, Berisha në kuota “të pranueshme”

11 Maj, 2025 8:14 pm
Shqipëria votoi, Fevziu: Këto ishin zgjedhjet më të qeta e rutinore ndonjëherë
-U tha në Opinion

Shqipëria votoi, Fevziu: Këto ishin zgjedhjet më të qeta e rutinore ndonjëherë

11 Maj, 2025 7:52 pm
Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit
Kryesore

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

11 Maj, 2025 7:19 pm
Noka: Basha paguhet nga qeveria e Ramës për shuarjen e opozitës
Kryesore

Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

11 Maj, 2025 7:04 pm
I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar
Aktualitet

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

11 Maj, 2025 6:55 pm
Para
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Babai godet me thikë djalin në Lushnje

OBSH: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

OBSH: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

Kina ndërton portin premtues në Peru, por me çfarë çmimi?

Kina ndërton portin premtues në Peru, por me çfarë çmimi?

TE FUNDIT

Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët

Në Gramsh nuk presin orarin zyrtar, mbyllin qendrat e votimit më herët
11 Maj, 2025

Disa qendra votimi në Gramsh janë mbyllur me herët se ora 19:00, që ishte edhe orari zyrtar. Sipas raportimit të...

Lexo më shumë

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët
11 Maj, 2025

Në bashkinë e Vorës është publikuar rezultati i kutisë së parë të votimit. Kujtojmë se në këtë bashki, qytetarët votuan...

Lexo më shumë

Rezultati i votimit elektronik/Celibashi: Kërkesë e PD, del nesër në mëngjes!

Rezultati i votimit elektronik/Celibashi: Kërkesë e PD, del nesër në mëngjes!
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi foli në një konferencë për gazetarët pas përfundimit të procesit të votimeve për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite

Opinion/ Ja përballjet e liderëve politikë ndër vite
11 Maj, 2025

Këtë të dielë, të 11 Majit, të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, votuan për formimin e qeverisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com