Një serë me kanabis u zbulua në Malësinë e Madhe, së bashku me një ambient të përshtatur për tharjen e bimëve.
Uniformat blu gjetën 321 fidanë të mbjella dhe 52 bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në ambientet e një objekti në pronësi të shtetasit P.C., 49 vjeç, i cili u arrestua nga policia si autori i dyshuar i kësaj vepre penale.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi P. C., 49 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, njofton policia.