Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi me shqiptarët/ Berisha-Ramës: Në Milano shkove si shpopulluesi më i madh

2024/05/26 at 9:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me shqiptarët/ Berisha-Ramës: Në Milano shkove si shpopulluesi më i madh

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij të përditshëm nga banesa e tij, komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano.

Gjatë fjalës së tij ai përgëzoi personat që protestuan për votën e diasporës në këtë takim.

“Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë, të përulem me nderimin më të madh, para heronjve të emigracionit dhe opozitës shqiptare që çanë rrethimin dhe ja numëruan në surrat gjithçka meritonte kreut të narkoshtetit shqiptar. Guximi i tyre, trimëria e tyre, misioni i tyre janë dhe do të mbeten frymëzues për çdo shqiptar.

Me këtë rast garantoj emigracionin dhe diasporën e Shqipërisë, se e drejta e votës në vendin nga i cili janë larguar do të sanksionojë njëherë e përgjithmonë dhe se zgjedhje të tjera, pa votën e tyre nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Garantoj emigracionin dhe diasporën se rikthimi i butë i tyre në Shqipëri, lehtësitë e mëdha në investime në këtë vend, në veçanti për shqiptarët që kthehen nga emigracioni do të jenë kuadri urgjent ligjor, pas fitores së zgjedhjeve të ardhshme. Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar”, tha Berisha.

Ai tha se kryeministri Rama në Itali shkoi si përfaqësuesi i  narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

“Ai ishte sot në Itali, si padrinoja i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit, i Durim Bamit, Emiliano Shullazit e Avdylve, Troplinve dhe Gentian Xhixhës, e Luftim Hysës së sinaloas në Meksikë. Ai ishte sot në Milano si turisti i Arubës, si pasagjeri që në dy vite ka kryer me avion e tij 141 udhëtime dhe që ka transportuar qindra e qindra baule diplomatike, brendia e të cilave shumë shpejt se do të dalë.

Edi Rama në Itali shkove si hajduti më i madh i popullit tënd, që ka shkelur ndonjëherë atë tokë. Në Milano shkove si armiku më i egër i kombit tënd, shkove si mashtruesi me ordiner që ka shkelur në gadishullin e Apenineve, shkove si delinkuent i arrestuar në aeroportet e atij vendi dhe të vendeve të tjera. Edi Rama, në Itali shkove si Pashiqi i shqiptarëve, si Çubrilloviçi shqipfolës që sipas Eurostarit dhe jo sipas opozitës o mashtrues ordiner, në 10 vjet ke larguar nga Shqipëria 1.1 milion shqiptare dhe po sipas Eurostatit, ke renditur Shqipërinë të dytën në bote pas Sirisë për largimin prej saj të të rinjve nën 18 vjeç.

Eurostati o mashtrues është institucioni zyrtar i BE-së për statistikat. Nuk është i opozitës dhe as i qeverisë. Shpopullimi i Shqipërisë është akti më makabër, akt që tejkalon barbaritë e çdo pushtuesi në shekuj e mijëvjeçar. Shpopullimi është krimi yt madhor i njerëzimit kundër shqiptarëve. Kurrë shqiptarët dhe as historia nuk do ta fal”, deklaroi Berisha.

Ju sugjerojmë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
Kronikë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

30 Janar, 2026 3:04 pm
Para
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Greqi

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Greqi

Salla e mbushur plot me flamujt kuqezi, Rama ndan pamjet nga takimi në Milano

Salla e mbushur plot me flamujt kuqezi, Rama ndan pamjet nga takimi në Milano

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Maj 2024

TE FUNDIT

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
30 Janar, 2026

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në...

Lexo më shumë

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
30 Janar, 2026

Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur në Këshillin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com