Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asambleja parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

2024/05/26 at 9:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përpjekjet për zgjedhjen e shefit të ri të NATO-s dhe lufta në Ukrainë

Ligjvënësit e asamblesë parlamentare të NATO-s u kërkuan aleatëve të NATO-s që të rrisin bashkëpunimin me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Paqësorit për të kundërshtuar përpjekjet e fuqive autoritare për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të sfiduar rendin ndërkombëtar.

Këto thirrje u bënë gjatë fillimit të punimeve tre ditore të Asamblesë Parlamentare të aleancës së NATO-s në Sofje të Bullgarisë.

“Moska e përdor ndikimin e saj jo vetëm për të formësuar politikën rajonale, por për të pasur ndikim më të gjerë edhe në Evropë”, thuhet në raportin për Ballkanin Perëndimor të hartuar nga Lord Mark Lancaster, në të cilin nënvizohet se një nga objektivat kryesore të Rusisë ishte “të parandalojë integrimin euroatlantik të rajonit”.

Sipas një komunikate të publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, thuhet se Lord Mark Lancaster bëri thirrje “për një angazhim të ripërtërirë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe promovimin e dialogut midis entiteteve rivale, rritjen e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë kibernetike me partnerët rajonalë dhe përforcimin e pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë për të penguar çdo kërcënim për ripërtëritje të dhunës”.

Këtë vit Asambleja Parlamentare pritet të votojë edhe për ndryshimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Aktualisht parlamenti i Kosovës është anëtar vëzhgues i Asamblesë ndërsa synon të bëhet anëtarë i asociuar.

Autoritetet në Prishtinë shpresojnë që Asambleja Parlamentare e NATO-s të votojë në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Ngritja e përfaqësimit të parlamentit të Kosovës në këtë organizatë po kundërshtohet ashpër nga Serbia. Kryetarja e parlamentit serb Ana Bërnabiç përmes një letre u ka kërkuar vendeve anëtare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të refuzojnë një gjë të tillë.

“Dhënia e statusit Parlamentit të Kosovës padyshim përfaqëson “shpërblim” për sjelljen e Prishtinës, e cila po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të penguar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për të mos përmbushur detyrimet e saj nga marrëveshja e Brukselit dhe siç e dinë NATO-ja dhe KFOR-i , të cila janë të pranishme në territorin e Kosovës”, thuhet në letrën e zonjës Bërnabiç.

Asambleja Parlamentare e NATO-s shërben si organizatë ndërparlamentare konsultative për NATO-n dhe përfaqësohet nga ligjvënësit e të gjitha shteteve të Aleancës Veri-Atlantike. Asambleja përbëhet prej 274 delegatë nga 32 vendet anëtare të NATO-s/VOA

Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Rusia shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës

Rusia shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës

9 shoferë të arrestuar e proceduar dhe mbi 11 mijë gjoba, Policia Rrugore e Tiranës  bën bilancin për javën që lamë pas

9 shoferë të arrestuar e proceduar dhe mbi 11 mijë gjoba, Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin për javën që lamë pas

Rusia bombardon qendrën tregtare në Kharkiv, raportohet për 11 persona të vrarë

Rusia bombardon qendrën tregtare në Kharkiv, raportohet për 11 persona të vrarë

TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com