Gjykata e Korçës ka lënë në qeli 2 shqiptarët Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari të akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Arjan Xhambazit, 16 vite më parë në Athinë.
Ata u arrestuan tri ditë më parë nga policia e Korçës.
Gjykata e Korçës vendosi, këtë të premte, masën “arrest në burg” për 41-vjeçarin dhe 52-vjeçarin. Procesi gjyqësor në ngarkim të tyre do të vijojë në Shqipëri, pasi gjykata vendosi të refuzojë ekstradimin e tyre në Greqi.
Ata u ndaluan pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe greke për ngjarjen e rëndë që përfundoi me një viktimë pas një konflikti për motive të dobëta. Asokohe në kryeqytetin helen mbeti i vrarë Arjan Xhambazi nga Pogradeci dhe u plagos një tjetër.