Mauricio Pochettino nuk është më trajneri i Chelsea. Tekniku argjentinas përfundoi aventurën e tij tek Londinezët pas një viti të vështirë dhe me shumë luhatje.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e klubit që njoftoi tifozët se dy palët kanë prishur marrëveshjen me konsensus ndërsa i uruar fat Pochettino-s në të ardhmen. Ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës.
Emrat e fundit që po qarkullojnë janë ai i Antonio Conte për atë që do të ishte një rikthim i bujshëm, si dhe Tomas Tuchel, i cili gjithashtu ka mbyllur kontratën me bavarezët.
Edhe këtë sezon, londinezët ishin shumë larg pritshmërive, e mbyllën në vendin e gjashtë duke mbetur jashtë Kupave të Europës në sezonin e ardhshëm.