Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ironia e fatit/ Helikopteri që i mori jetën Raisit u prodhua në Amerikë, si përfundoi në “duart” e Iranit?

2024/05/21 at 9:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Pak para aksidentit, publikohen pamjet e presidentit Raisi duke udhëtuar në helikopter

Rasti i vdekjes së presidentit iranian, Ebrahim Raishi,  në një aksident me helikopter të dielën po merr një kthesë të re. Sipas të dhënave të cituara nga analistë ushtarakë dhe të aviacionit, helikopteri në të cilin 63-vjeçari Raisi vdiq pas një defekti mekanik (sipas të dhënave të para të raportuara nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA), nuk ishte një relike e viteve 1960, por një Bell 212 me 9 ulëse, i prodhuar në 1994 në Shtetet e Bashkuara.


Siç raportohet nga The Stratcom Bureau e Pakistanit, helikopteri kishte numrin e identifikimit 6-9207 dhe numrin e prodhuesit 35071. Helikopteri me dy motorë – i përkiste Forcave Ajrore të Iranit (IRIAF) dhe së fundmi u zhvendos në shërbimin e transferimit VIP. Kjo, natyrisht, ngre më shumë pyetje për t’u shtuar atyre që pyesin pse presidenti, ministri i jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të Iranit po udhëtonin në mot shumë të keq dhe në terrene të rrezikshme me një helikopter kaq të vjetër.

Duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore në përgjithësi kanë vendosur sanksione të rënda, duke përfshirë ndalimin e shitjes së avionëve, pas revolucionit dhe përmbysjes së Shahut në vitin 1979, është e habitshme se si u gjet një helikopter i vitit 1994 në Forcat Ajrore të Iranit.

Image

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga tregu i aviacionit, Irani  ka 10 helikopterë Bell 212 dhe 412 (nga të cilët tre janë të versionit më të fundit) të prodhuar nga mesi deri në fund të viteve ’90 dhe të blerë duke anashkaluar sanksionet.

Ekzistojnë dy skenarë për helikopterin që rezultoi fatal për Raisin. I pari është se ai i përkiste kompanisë shtetërore të naftës në Arabinë Saudite, “Saudi Aramco”, e cila, si pjesë e rinovimit të flotës së saj, ia shiti atë një tregtari aeroplanësh amerikanë në vitin 2011, i cili nga ana tjetër e shiti atë përmes një pale të tretë në Iran. E dyta përkon me flotën prej 10 helikopterësh të blerë në vitet ’90, duke anashkaluar gjithmonë sanksionet nëpërmjet palëve të treta dhe kompanive, direkt nga Irani.

Ky helikopter i veçantë thuhet se ishte i pajisur me një radar moti të montuar në hundë, një paketë të plotë IFR të natës dhe dedktorë të motit të keq. Ishte një helikopter me dy motorë, si “pasardhësi” i “Huey” legjendar që u përdor gjerësisht nga amerikanët në luftën e Vietnamit dhe vazhdon të fluturojë edhe sot në forca të ndryshme ajrore në mbarë botën.

Natyrisht, pyetja është nëse dhe sa me efikasitet funksionuan të gjitha këto sisteme. Kjo pasi nga njëra anë Bell Textron ka ndërprerë ciklin e mirëmbajtjes së helikopterit (nuk bën mirëmbajtje, pasi konsideron se kanë përfunduar ciklin e shërbimit), ndërsa nga ana tjetër është shumë e vështirë deri e pamundur për iranianët të gjejnë pjesë këmbimi, për shkak të sanksioneve.

Me shumë mundësi – diçka që do të shpjegonte gjithashtu pyetjen se pse zyrtarët po fluturonin me një helikopter 30-vjeçar – është se edhe në këtë helikopter, iranianët po ndjekin “recetën” që aplikojnë për pjesën tjetër të avionëve të tyre amerikanë: kanibalizimin (domethënë eksportimi i pjesëve rezervë nga disa helikopterë që nuk funksionojnë dhe bëhen “donatorë” për ata që punojnë) dhe inxhinieri e kundërt, pra studimi dhe përpjekjet për të prodhuar pjesët e këmbimit nga vetë iranianët.

Megjithatë, nëse përjashtohet “10” specifikët që përmendëm më sipër, Irani ka kryesisht avionë amerikanë të viteve ’60 dhe ’70.

Shahu i Iranit, Mohammad Reza Pahlavi ishte një adhurues i fluturimit dhe donte ta kthente forcat ajrore të vendit të tij në një nga më të fortat në botë. Ai ia doli pjesërisht duke krijuar forcën ajrore më të fortë në Lindjen e Mesme, me porosi masive të avionëve kryesisht amerikanë (mes tyre legjendari F-14 Tomcat, të cilin amerikanët e tërhoqën nga shërbimi aktiv dhe shkatërruan të gjitha pjesët në mënyrë që pjesët e këmbimit të mos mbërrinin te iranianët) dhe helikopterët, të gjithë të prodhuar deri në fund të viteve 1970. Që nga viti 1979 kur Revolucioni iranian përmbysi Shahun dhe ai shkoi në mërgim, amerikanët kanë ndaluar që çdo pjesë këmbimi ose teknologji të arrijë në Iran.

Është karakteristikë se në rastin konkret të rrëzimit të helikopterit, qeveria iraniane i kërkoi qeverisë amerikane t’i jepte ndihmë, sipas një përfaqësuesi të Shtëpisë së Bardhë , të cilën amerikanët e refuzuan “kryesisht për arsye logjistike”.



Ju sugjerojmë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin

22 Qershor, 2025 5:21 pm
Para
Njohja e Palestinës: Shtetet e BE presion ndaj Izraelit

Njohja e Palestinës: Shtetet e BE presion ndaj Izraelit

Përfshihet nga flakët një servis në Durrës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48 vjeçari në Kavajë

Komisioni për Shëndetësinë miraton planin e vizitave: Dy javë vëzhgim në terren

Komisioni për Shëndetësinë miraton planin e vizitave: Dy javë vëzhgim në terren
















TE FUNDIT

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
22 Qershor, 2025

Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
22 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e armatosur Izrael-Iran. Në një...

Lexo më shumë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
22 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com