Kanë ikur kohërat kur udhëtimi me buxhet të limituar nënkuptonte qëndrimin në bujtina të zymta apo akomodime jo cilësore, shkruan Jason Dookeran në një artikull të botuar në “The Travel”.
Por, turistët tani mund të shijojnë akomodime të rehatshme në destinacione mahnitëse pa shpenzuar shumë para.
Duke zgjedhur një vend miqësor me buxhetin, vizitorët mund të kursejnë për akomodimin dhe shpenzojnë në ekskursione emocionuese dhe kuzhinën e shijshme lokale.
Megjithatë, hotelet e lira nuk nënkuptojnë përvoja nën nivelin. Këto vende kanë një gamë të gjerë përvojash për çdo lloj vizitori.
“The Travel” ka renditur 10 vendet më të lira në botë për pushime të paharrueshme.
Shqipëria
Çmimet e hoteleve fillojnë nga 70 dollarë nata.
Shqipëria është një perlë e fshehur për turistët me buxhet të limituar, të cilët kërkojnë një destinacion për t’u arratisur.
Çmimet e hoteleve në vendin mesdhetar janë tepër të ulëta në krahasim me destinacionet e tjera të njohura evropiane.
Plazhet mahnitëse, malet piktoreske dhe historia e pasur e Shqipërisë e bëjnë atë një vend ideal për pushime ekonomike.
Vizitorët mund të eksplorojnë qytetin historik të Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ose të ecin nëpër Alpet e bukura shqiptare.
Shqipëria është gjithashtu e njohur për ushqimin e saj të shijshëm, duke përfshirë ushqime të freskëta deti dhe verën e prodhuar në vend.
Shqipëria është një destinacion që ofron akomodime të përballueshme, peizazhe mahnitëse dhe përvojat unike kulturore.
Shqipëria është renditur mes 10 vendeve më të lira në botë për të zbuluar në verën e 2024:
Shqipëri
Kolumbi
Armeni
Marok
Panama
Meksikë
Malajzi
Guatemala
Kili
Tajlandë ATSH