Policia rrugore e Tiranës ka njoftuar masat administrative që janë vendosur përgjatë një jave në kryeqytet.
Mes të gjobiturve shihet edhe emri i reperit të njohur nga Kosova, Xhonatan Isufi, që njihet si Don Xhon.
Ai është konstatuar duke bërë gara shpejtësie me mikun e tij, ndaj të cilëve është vendosur 400 mijë lekë të vjetra gjobë.
Sipas edhe një postimi në rrjetin social instagram, reperi ka publikuar një mjet luksoz, lamborghini ngjyrë portokalli me të cilin edhe dyshohet se ka qenë duke zhvilluar gara në kryeqytet.