Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së 50-vjeçarit Eduart Danaj që vrau gruan e tij këtë të enjte në Menidi të Greqisë.
Mësohet se ai ka deklaruar; “Kam vrarë gruan time dhe nuk jam penduar për këtë”. Autori nuk është penduar për krimin, pasi është arrestuar në rrugën Parnithos, ku është gjetur i dehur lehtë në një pallat ku punonte si ndërtues.
50-vjeçari, i cili gjithashtu punonte në një tavernë në Metamorfosi, i tha policisë: “Po hante lekët e mia. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”.
Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai pagoi për të qëndruar natën dhe filloi të endet përreth. Oficerët e policisë që bënin kontrolle shtëpi më shtëpi e panë atë në kamera dhe e ndoqën gjatë gjithë rrugës ku mund ta “shikonin”. Njëkohësisht i ishte dhënë sinjal të gjitha shërbimeve për ta kërkuar, por edhe në kufi që të mos shpëtonte.
Sipas medive greke, në të kaluarën ai kishte kërcënuar edhe vajzën e tij. 21-vjeçarja nuk ka pushuar së qari teksa ka përshkruar në polici se çfarë po kalonte ajo, vëllai i saj 14-vjeçar dhe nëna e saj. “Do të të vras dhe më pas do vras veten. Do të bëhesh si nëna jote, që…na”, duket se i ka thënë në një moment.
Pas vrasjes, autori nuk ka ndërruar rrobat dhe ka qenë duke ecur i përgjakur. Kur autoritetet e gjetën, ai ishte nën efektin e alkoolit. Ai pretendoi se kishte pirë vetëm dy birra. Në banesën në rrugën Pangalou u gjetën dy qese me shishe birre.
Viktima kishte plagë me thikë në qafë, gjoks dhe një plagë mbrojtëse në dorë. Autori nuk e ka marrë thikën me vete pasi i ka “ngecur” brenda trupit të gruas, mes barkut dhe këmbës. Ndërkohë, nesër vrasësi do të paraqitet në Prokurori.