Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i Sllovakisë jashtë rrezikut për jetën

2024/05/16 at 5:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria sllovake konfirmon atentatin ndaj kryeministrit Fico, liderët botërorë dënojnë sulmin

Kryeministri sllovak Robert Fico ka dalë jashtë rrezikut për jetën pasi u qëllua në qytetin Handlova teksa po dilte nga mbledhja e qeverisë mbasditen e së mërkurës. Autori i armatosur qëlloi Fico-n pesë herë.

Kryeministri sllovak i nënshtrua një operacioni në spitalin Banska Bistrica pasi më herët gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.

“Isha shumë i tronditur, për fat të mirë operacioni shkoi mirë dhe mendoj se në fund ai do të mbijetojë, nuk është në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment,” u shpreh zëvendëskryeministri sllovak.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht. Kryeministri u qëllua nga shumë afër me katër plumba që i prekën atij disa pjesë të trupit. Autori i sulmit u kap në vendngjarje. Ai është 71-vjeçari Juraj Cintula nga qyteza jugore sllovake Levice, një shkrimtar i njohur me bindje të majta.

Presidenti i sapozgjedhur i Sllovakisë Peter Pellegrini bëri thirrje për qetësimin e tensioneve politike në shoqëri pas atentatit ndaj kryeministrit Robert Fico.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike në Sllovaki që të ndërpresin përkohësisht ose të ulin ndjeshëm fushatën zgjedhore për Parlamentin Evropian. Sepse një fushatë sjell natyrshëm me vete konfrontime, shënjestrim dhe akuza të ndërsjella mes politikanëve. Përballja e mëtejshme është gjëja e fundit që i duhet Sllovakisë sot.”

Mediat shkruajnë se 71 vjeçarin nga dëshmitë e para autoriteteve pretendon se nuk pajtohet me politikën e qeverisë dhe qëndrimin e saj ndaj medias shtetërore. Të shtënat ndodhën në ditën kur parlamenti filloi të diskutonte propozimin e qeverisë për të shfuqizuar transmetuesin publik të Sllovakisë.

Mijëra sllovakë kanë protestuar kundër reformës së propozuar të transmetuesit publik javët e fundit.

Fico u kthye në pushtet në Sllovaki vitin e kaluar, pasi kishte shërbyer dy herë si kryeministër, nga 2006 në 2010 dhe përsëri nga 2012 në 2018. Mandati i tij i tretë e bëri atë kreun e qeverisë më jetëgjatë në historinë e Sllovakisë.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE

Draft-statuti i qeverisë për Asociacionin përplas Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, Presidentja e Kosovës: Nuk është konsultuar

Draft-statuti i qeverisë për Asociacionin përplas Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, Presidentja e Kosovës: Nuk është konsultuar

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com