Të martën, më 14 maj 2024 në emisionin “Opinion” është trajtuar tema “Historia e akuzave për korrupsion 1991-2023!”
Në Shqipërinë post-komuniste, një nga pikëpyetjet ka qenë raporti që vendi ka patur me korrupsionin. Bëhet fjalë për fasha të ndryshme të mënyrës si shfaqet, ushtrohet dhe konceptohet korrupsioni në Shqipëri. Në një sondazh të 5-6 viteve më parë, në një listë ku pyeteshin fokus-grupe me 8 persona nëse fjala korrupsion ishte e mirë apo e keqe, rreth 93% e tyre e konsideronin si një fjalë problematike. Kur pyeteshin nëse do të jepnin ose merrnin para për një shërbim që do të ofronit ose merrnin, përgjigja ishte thuajse në masën 79% që po.
Për pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare, konceptimi i korrupsionit nuk është vetëm korrupsioni i përditshëm por zakonisht raporti me shtetin. Çfarë ka ndodhur në këto 34 vite në Shqipëri me instalimin e ekonomisë së tregut? Kush janë akuzat kryesore që janë ngritur për korrupsionin?
Të ftuar për të diskutuar për këtë temë ishin: Arben Malaj, Anxhelo Haruni, Emin Barçi, Enton Abilekaj, Artan Hoxha, Mira Pogaçi
Pjesa tjetër e emisionit kishte në fokus një reportazh me temën “Si u votua ligji 7501 për pronat e shqiptarëve!”/Opinion.al