Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Gazë, pjesë e retorikës së fushatës presidenciale në SHBA

2024/05/13 at 5:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Masat anti-COVID, Biden kundërshton vendimin e Trump

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dërgimin e disa armëve në Izrael, lufta në Gazë është bërë pjesë e retorikës së nxehtë në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Ish-Presidenti Donald Trump, ashtu si edhe republikanë të tjerë, ka kritikuar rivalin e tij politik, Presidentin Joe Biden, lidhur me këtë vendim të administratës.


Izraeli shënoi të dielën Ditën Përkujtimore në një atmosferë të zymtë, duke nderuar ushtarët e rënë dhe viktimat e terrorit.

Përtej kufirit, palestinezët e zhvendosur po merrnin urdhra evakuimi përpara zgjerimit të planifikuar të operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit në Rafah, qyteti më jugor i Gazës.

Zhvillimet në atë pjesë të botës, po ndikojnë ndjeshëm edhe në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump foli për luftën Izrael-Hamas, ndërsa i drejtohej një turme prej pothuajse 100,000 përkrahësish të tij gjatë fundjavës në Wildwood të shtetit Nju Xhërsi.

“Po të isha unë në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të kishte pasur luftë në Gazë. Kur isha unë president, kishim paqe në Lindjen e Mesme si kurrë më parë”, tha ai.

Zoti Trump dhe republikanë të tjerë kanë dënuar me forcë vendimin e fundit të administratës së Presidentit Biden për të ndaluar dërgimin e disa bombave në Izrael, për shkak të zhvillimeve në Rafah.

Senatori republikan Lindsey Graham i vuri kritikat në kontekstin e Luftës së Dytë Botërore.

“Pas sulmit në Pearl Harbor kur luftonim kundër gjermanëve dhe japonezëve, të përballur me rrezikun e shkatërrimit, vendosëm t’i jepnim fund luftës duke bombarduar Hiroshimën dhe Nagasakin me armë bërthamore. Ishte vendimi i duhur. Duhet t’i japim Izraelit bombat që i duhen për t’i dhënë fund luftës që ata duhet ta fitojnë patjetër dhe të punojmë me ta për të minimizuar viktimat”, tha Senatori Graham në një intervistë për televizionin NBC.

Me gjithë ndërprerjen e dërgimit të disa armëve, një raport i fundit i Departamentit të Shtetit për Kongresin nuk arriti ta vërtetojë përtej çdo dyshimi se Izraeli ka shkelur ligjin e SHBA-së dhe atë ndërkombëtar kur ka përdorur ndihmën ushtarake në luftën kundër Hamasit.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u pyet në NBC nëse SHBA po shmang vënien para përgjegjësisë së aleatit të saj.

“Jo, ne nuk kemi standarde të dyfishta. Ne e trajtojmë Izraelin, një nga aleatët dhe partnerët tanë më të ngushtë, ashtu siç do të trajtonim çdo vend tjetër. Dhe kur të kemi përfundime të plota do t’i nxjerrim ato, por është shumë e vështirë ta bëjmë një gjë të tillë në mes të një lufte”, tha ai.

Senatori demokrat i krahut progresist, Bernie Sanders, i tha televizionit NBC se sipas tij, Izraeli nuk duhet të marrë asnjë qindarkë tjetër në ndihmë ushtarake nga SHBA.

“… 35,000 palestinezë të vdekur dhe 77,000 të plagosur, dy të tretat e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Nuk është kjo mënyra se si bëhet lufta nga një shoqëri e civilizuar, nëse mund të themi se ka luftë të civilizuar”, tha ai.

Presidenti Biden i cili deri tani ka qenë në gjendje të vendosë një ekuilibër mes përpjekjes së tij për t’u rizgjedhur dhe detyrave të tij zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, pritet të përballet këtë javë me sfida të reja nga republikanët në Kongres lidhur me ndalimin e dërgimit të disa armëve në Izrael.

Ndërkohë, Donald Trump po përballet të hënën në sallën e gjyqit me ish-avokatin e tij, Michael Cohen, i cili po dëshmon në gjyqin ndaj tij në Nju Jork./VOA



Ju sugjerojmë

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak

18 Maj, 2025 9:10 am
“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
Aktualitet

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 Maj, 2025 8:56 am
Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
Bota

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

18 Maj, 2025 8:50 am
VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur
Bota

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur

18 Maj, 2025 8:40 am
Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

18 Maj, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 18 maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 maj 2025

18 Maj, 2025 8:32 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 maj 2025

18 Maj, 2025 8:30 am
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Para
Durrës/ Sherr në një pikë karburanti, dy persona godasin punonjësin dhe përfundojnë në komisariat

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Kompjuterat në kampin e MEK, Rrumbullaku: Anëtarët e tentuan t’i asgjësonin duke i djegur

Rrumbullaku reagon pas vrasjes së efektivit në Fieri: Kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore

Rebelimi i Wagner, eurodeputeti polak: Putini do të bëhet më brutal dhe autoritar

Putini bën ndryshime në qeveri ndërsa Kremlini intensifikon sulmet në Ukrainë
















TE FUNDIT

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak
18 Maj, 2025

Gjermania dhe Britania e Madhe po thellojnë bashkëpunimin ushtarak. Ato planifikojnë të zhvillojnë armë precize me rreze të gjatë veprimi...

Lexo më shumë

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
18 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave kanë mbetur 2,985 zarfe të ardhura nga diaspora...

Lexo më shumë

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
18 Maj, 2025

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani kërkojnë votën e rumunëve një ekstremist i krahut të djathtë, George...

Lexo më shumë

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur
18 Maj, 2025

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur, pasi një anije stërvitore e Marinës Meksikane...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com