Një 40-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident me motor, në Fermo të Italisë dhe një tjetër shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona-s.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pak metra larg Piazzale Ostilio Ricci, në Fermo.
40-vjeçari i plagosuri është transportuar në spitalin Murri në Fermo.
Sipas një rikonstruksioni të parë përmbledhës të ngjarjes, viktima ishte duke hipur në skuter së bashku me një bashkatdhetar, kur shoferi humbi kontrollin.
Rruga në të cilën ndodhi aksidenti është mbyllur përkohësisht për qarkullim. Po vijojnë hetimet nga policia për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.