Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve! Jo të gjitha dallimet janë sheshuar, pasi ka fantazma që shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës

2024/05/12 at 12:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve! Jo të gjitha dallimet janë sheshuar, pasi ka fantazma që shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës

Në fjalimin e tij nga Athina përpara shqiptarëve, Kryeministri Edi Rama ka përmendur sakrificat me të cilat janë përballur emigrantët kur shkuan për herë të parë në Greqi në vitet ’90.


Kreu i qeverisë shqiptare foli për ndërrimin e emrave, punët e rënda për pronarët grekë, janë përballur me paragjykimet, e madje janë nxjerrë dhe nga shtëpitë e tyre.

“Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë për t’i ikur gërmadhave të regjimit komunist dhe mallkimit të tij të varfërisë më ekstreme. Kapërcyet male, fjetët nëpër parqe, kisha, stola rrugësh, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe si kuajt në pazarin e gjësë së gjallë afendikotë që ju merrnin për një punë të zezë krahu, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. Kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e turpit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri.

Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë. Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijën të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë por nuk ju dha e drejta e ceremonisë së flamurit dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhë. Por ja ku jeni. Ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat. Ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi por asnjë padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu”.

Megjithë vështirësitë që janë përballur emigrantët në shtetin fqinj, shqiptarët ja dolën që të zënë vendin e tyre në Greqi, të kenë sot biznese, të jenë një komunitet i madh dhe të bashkëjetojnë me grekët me të drejta të barabartë.

“Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke duke fituar respektin e punëdhënësit dhe dinjitetin e njeriut të lirë në një vend demokratik. Ju erdhët, luftuat, fituat. Dhe mos e harroni kurrë: Me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa ç’është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë.

Ju ktheheni edhe në Shqipëri ku keni mbajtur gjithë këto vite me ndihmën tuaj financiare prindërit e mopshuar, vëllezërit, dhe ku keni nisur dhe të investoni kursimet tuaja. Unë e di, jo të gjitha dallimet janë sheshur përgjithnjë për të gjithë, e di që jo gjithnjë gjërat shkojnë si duhet, e di që fantazmat e paragjykimeve shfaqen tek-tuk përmes ndonjë goje apo ndonjë dore të së shkuarës në rrugën tuaj të hapur me forcën e shembullit, por di që koha juaj nuk kthehet më kurrë mbrapsht.

Jo vetëm shoqëria greke, pjesa më e madhe e së cilës, u bë mbështetja juaj qysh në fillim të odisesë tuaj heroike, por edhe politika greke. Vendimmarrësit e këtij vendi sot e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë. Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. Kufijtë mes vendeve tona kanë qenë gjithnjë politikë. Asnjë ndarje artificiale nuk e zhbën dot një të vërtetë të madhe të rëndë historike e cila është e shenjuar në kujtesën tonë të përbashkët kolektive. Kjo e vërtetë është se kultura jonë e përbashkët mesdhetare e ballkanike është plazmuar shumë kohë përpara se sa të lindnin shtet tona”.



Ju sugjerojmë

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
Aktualitet

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

9 Maj, 2025 1:47 pm
4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

9 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
Bota

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

9 Maj, 2025 1:25 pm
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

9 Maj, 2025 1:21 pm
PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
Aktualitet

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

9 Maj, 2025 1:09 pm
Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
Aktualitet

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

9 Maj, 2025 12:54 pm
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Aktualitet

Tentoi të përplaste me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari

9 Maj, 2025 12:42 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë

9 Maj, 2025 12:39 pm
Inteligjenca gjermane shpall AfD organizatë ekstremiste: Kërcënon demokracinë
Bota

Pezullohet përkohësisht klasifikimi ekstremist për AfD

9 Maj, 2025 12:36 pm
Krimet zgjedhore/ Përfundon takimin në Shkodër, Dumani mbërrin në Lezhë
Aktualitet

SPAK në Shkodër, PSD: Asnjë nga anëtarët tanë s’është përfshirë në krime zgjedhore

9 Maj, 2025 12:29 pm
Para
Rama flet për çamët nga Athina: Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër

Rama flet për çamët nga Athina: Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër

Pensionet dhe shtetësia greke, lajmet e mira që Kryeministri Rama u dha shqiptarëve në Athinë

Pensionet dhe shtetësia greke, lajmet e mira që Kryeministri Rama u dha shqiptarëve në Athinë

Edi Rama: Si ka mundësi që nuk është shfuqizuar ende ligji i luftës i 84 viteve më parë?

Edi Rama: Si ka mundësi që nuk është shfuqizuar ende ligji i luftës i 84 viteve më parë?
















TE FUNDIT

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
9 Maj, 2025

Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
9 Maj, 2025

Mbërrin baza materiale zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Pas mbërritjes së materialeve...

Lexo më shumë

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
9 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit. Kështu mësohet të jetë shprehur zëvendëspresidenti i...

Lexo më shumë

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
9 Maj, 2025

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i ka kritikuar të premten planet për marrjen nën kontroll të shpërndarjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com