GJKKO ka dënuar ditën e sotme me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje kryer në bashkëpunim, pasi pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij.
Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Bengasi do të vuajë përfundimisht 1.4 vite burg, ndërkohë SPAK kërkoi dënimin e tij me 4.4 vite burg.
Kujtojmë se emri i avokatit Bengasi u bë publik pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tha se avokati kishte porositur vrasjen e gruas së tij, duke premtuar 120 mijë euro për kryerjen e këtij krimi.