Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1954/ Përplasja e Fan Nolit me Peter Minnar në gazetën “The Cristian Science Monitor”

2024/05/08 at 1:45 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
1954/ Përplasja e Fan Nolit me Peter Minnar në gazetën “The Cristian Science Monitor”

Nga Aurenc Bebja


“The Christian Science Monitor” ka botuar, të mërkurën e 3 marsit dhe të hënën e 22 marsit 1954, përplasjen e ashpër asokohe midis Fan Nolit (Kryetar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë) dhe Peter Minnar-it (Kryetar i Shoqërisë Letrare Shqiptaro-Amerikane) nëpërmjet dy letrave, përmbajtjen e të cilave, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Peshkopi i ri shqiptar

The Christian Science Monitor, e mërkurë, 3 mars 1954, f.18 :

Që kur vendi i tyre i origjinës u pushtua nga komunistët, pas Luftës së Dytë Botërore, shumica dërrmuese e shqiptaro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara kanë ndjerë se një grup i vogël mes tyre, i kryesuar nga peshkopi F. S. Noli, kanë krijuar një përshtypje të rreme midis amerikanëve nëpërmjet një qëndrimi prokomunist. Këtë e dëshmon politika editoriale e dy gazetave në gjuhën shqipe.

“Dielli” botohet nga Organizata Vatra me kryetar nderi peshkop Nolin. Peshkopi Noli përktheu dhe shpërndau gjerësisht kushtetutën e Republikës Popullore Shqiptare, e cila është një kopje e kushtetutës së BRSS-së. Ai gjithashtu shkroi dhe botoi një broshurë “Shqipëria që nga viti 1939”, e cila lartëson dhe lavdëron regjimin komunist të Hoxhës, një kukull e Moskës.

Për të korrigjuar përshtypjen e rreme se të gjithë shqiptarët janë komunistë dhe për t’u organizuar për çlirimin përfundimtar të Shqipërisë, një grup shqiptaro-amerikanësh themeluan peshkopatën shqiptaro-amerikane dhe i bënë peticion Patriarkanës së Stambollit, Kishës tjetër të Ortodoksisë, për një peshkop ortodoks shqiptar. Peshkopi Mark I. Lipa u dërgua këtu si përgjigje ndaj peticionit.

Peshkopi Lipa lindi në Shqipëri, mori arsimin e mesëm në Korçë të Shqipërisë dhe më pas u diplomua në shkollën teologjike në Halkis nën sponsorizimin e Kryepeshkopit të Shqipërisë Kisi (Kristofor Kisi). Ishte Kryepeshkopi Kisi ai që negocioi një traktat me Patriarkanën dhe themeloi Kishën e Pavarur të Shqipërisë. Kryepeshkopi Kisi refuzoi të bashkëpunonte me të Kuqtë; kjo është arsyeja pse ai ende sot lëngon në një burg komunist.

Peshkopi Lipa nuk figuron si peshkop grek, por si peshkop kanonik i ortodoksëve shqipfolës në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht shqiptaro-amerikanëve. Nuk është nën juridiksionin e Kishës Greke të Amerikës Veriore dhe Jugore. Ai njeh Patriarkun e Stambollit si udhëheqësin e tij shpirtëror. 

‘Akuza të rreme’

The Christian Science Monitor, e hënë, 22 mars 1954, f.16 :

Letra e Peter Minnarit me titull “Peshkopi i ri shqiptar”, botuar në numrin e gazetës suaj të 3 marsit 1954, ishte një rrjetë shpikjesh, akuzash të rreme, shtrembërimesh dhe gjysmë të vërtetash.

Ja një shpikje : Ai deklaron se unë “kam shkruar dhe botuar një broshurë ‘Shqipëria që nga viti 1939’, që lartëson dhe lavdëron regjimin komunist të Hoxhës, një kukull e Moskës”. Unë kurrë nuk e kam shkruar apo botuar këtë pamflet.

Ja një akuzë e rreme : Ai e cilëson politikën editoriale të dy gazetave shqiptare të Bostonit si “prokomuniste” dhe shton se njëra prej tyre, Dielli, “botohet nga Organizata Vatra me kryetar nderi peshkop Nolin”. Këto dy botime i lexoj rregullisht dhe mendoj se qëndrimi i tyre nuk është prokomunist por vetëm proshqiptar. Në fakt, politika editoriale e Diellit ka qenë vazhdimisht kritike ndaj regjimit aktual shqiptar që nga ardhja e tij në pushtet, aq sa z. Panariti, botuesi i Diellit, është cilësuar nga zëdhënësi zyrtar i qeverisë së Tiranës si “Armik i popullit shqiptar”. Si mundet zoti Panariti të jetë prokomunist nëse vetë komunistët e quajnë armik ?

Ja një shtrembërim : Peter Minnar na thotë se Patriarkana e Stambollit dërgoi peshkopin Mark I. Lipa këtu për të “ndrequr përshtypjen e rreme se të gjithë shqiptarët janë komunistë dhe për t’u organizuar për çlirimin përfundimtar të Shqipërisë”.

Siç e dinë të gjithë njohësit e situatës, Patriarkana e Stambollit është aq greke dhe aq antishqiptare sa të jetë e mundur. Ajo ka qenë gjithmonë një armike e ashpër e popullit shqiptar. Për shembull, Patriarku aktual i Stambollit ka mbrojtur hapur aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia. Si mundet një patriark i tillë antishqiptar të dërgojë një peshkop këtu për të mbrojtur shqiptarët e Amerikës dhe për të çliruar vendin e tyre ? Dhe si mund të jetë një peshkop i mirë shqiptar Mark I. Lipa, emisar zyrtar i një patriarku kaq antishqiptar  ? Duke pasur parasysh këto fakte, Lipa është një peshkop grek si patriarku i tij grek. Siç thonë francezët: “Tel maitre, tel valet”.

Ja një gjysmë të vërtetë : Peter Minnar thotë se unë “kam përkthyer dhe shpërndarë gjerësisht Kushtetutën e Republikës Popullore Shqiptare, e cila është një kopje e kushtetutës së BRSS-së”. Tani ky është një detaj i shkëputur nga konteksti i gjithë historisë. Më lejoni ta përmbledh shkurtimisht dhe të plotësoj boshllëqet.

Në vitin 1946, një grup patriotësh shqiptarë në Detroit të Miçiganit, mblodhën një fond të posaçëm që do të përdorej për pranimin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Ata më ftuan të merrja përsipër këtë detyrë, pasi kisha qenë i rëndësishëm në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921 dhe kisha një përvojë në atë lloj pune. E ndjeva se ishte detyra ime ta pranoja. Shkova në Nju Jork dhe rashë në kontakt me Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara. Gjëja e parë që më kërkuan ishte kushtetuta e Shqipërisë. M’u desh ta përkthej, ta botoja, t’ua dorëzoja anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe delegatëve të kombeve të ndryshme. Nëse ky është një mëkat, unë rrëfej se e kam kryer dhe po ashtu rrëfej se nuk do të hezitoja ta bëja sërish nëse do ta ndihmonte Shqipërinë të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Ndjenja e përgjithshme e popullit tonë është se anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do t’i jepte popullit shqiptar një ndjenjë sigurie për integritetin territorial të vendit të tyre, i cili është kërcënuar vazhdimisht nga fqinjët e tyre që kur Shqipëria u bë e pavarur në vitin 1912. Siç qëndrojnë gjërat tani, shqiptarëve u krijohet përshtypja se janë braktisur nga fuqitë perëndimore dhe se nuk kanë alternativë tjetër përveç Rusisë. Sipas tyre, pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara do të ndryshonte rrënjësisht situatën dhe mund të shënonte fillimin e fundit të komunizmit në Shqipëri.



Ju sugjerojmë

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
Kryesore

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

30 Tetor, 2025 8:21 pm
Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni
Bota

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

30 Tetor, 2025 8:01 pm
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Sport

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

30 Tetor, 2025 7:23 pm
Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv
Aktualitet

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

30 Tetor, 2025 6:23 pm
Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
Aktualitet

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

30 Tetor, 2025 6:00 pm
Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
Aktualitet

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

30 Tetor, 2025 5:16 pm
Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu
Aktualitet

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

30 Tetor, 2025 5:04 pm
Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Aktualitet

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

30 Tetor, 2025 4:23 pm
A po sundon Trump si një Mbret?
Bota

A po sundon Trump si një Mbret?

30 Tetor, 2025 3:15 pm
Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Kronikë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

30 Tetor, 2025 3:13 pm
Para

Emri/ I dënuar me 5 vjet burg, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana 

Përplasi për vdekje një person në aksin Elbasan-Cërrik, 32-vjeçarja dënohet me 4 vjet burgim

Kundërshtuan policinë dhe thyen kompjuterët e xhamat e Komisariatit, arrestohet babai, procedohet i biri 

Rezoluta e PS për thellimin e reformave, Meta: Qeveria e përfshirë në akte korruptive! Më ka ngelur mua të hipi nëpër… 

Rezoluta e PS për thellimin e reformave, Meta: Qeveria e përfshirë në akte korruptive! Më ka ngelur mua të hipi nëpër… 
















TE FUNDIT

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
30 Tetor, 2025

Gjatë debatit në Kuvend për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, kreu demokrat Sali Berisha denoncoi mungesën e drejtësisë...

Lexo më shumë

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni
30 Tetor, 2025

Gjermania është e aftë të udhëheqë trupat e NATO-s "në vendin e duhur" në krahun lindor nëse është e nevojshme...

Lexo më shumë

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
30 Tetor, 2025

Ylli i futbollit argjentinas dhe tetë herë fituesi i 'Topit të Artë', Lionel Messi, ka thënë se shpreson të luajë në...

Lexo më shumë

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv
30 Tetor, 2025

Ditën e sotme është prezantuar Raporti Vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com