Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një thirrje për ndihmë, letër e gruas pa emër!  

2024/05/07 at 2:50 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Një thirrje për ndihmë, letër e gruas pa emër!  

Nga Anila Hoxha 

Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa që ta ndaj. Ja ku ËSHTË një thirrje . Për t’i qëndruar besnike hoqa shumë fraza, të cilat mund ta identifikojnë.  

“Anilë, të pashë sot tek Juli dhe ende nuk i ndal dot lotët.  

Ti më njeh por mua, më vjen turp të të them se kush jam, sepse nuk do doja që këtë mesazh ta ndaje me dikë tjetër. The që nuk jemi vetëm, por duhet të flasim.  

Jemi vetëm!  

Kam dalë nga një martesë, nga e cila u dhunova dhe me shumë sakrifica u përpoqa të vazhdoja jetën time dhe rritjen e fëmijës. 

Nga jashtë duket sikur jam mirë.  

Më kanë mbajtur me orë të tëra në punë kur unë duhej të shkoja pranë fëmijës tim, jam detyruar ta rris por nuk kam e marre pagën. 3 muaj pa paguar detyrimet, qiraxhiu po bëhet gati të më nxjerrë nga shtëpia dhe fëmijën e kam dërguar tek i ati .  

Ndërsa mua më qan shpirti, sepse nuk kam as një lek për ta ushqyer. Ai nga ana e tij po më bën presione indirekte se do ma marrë kujdestarinë, sepse nuk kam financat e duhura.  

Qiraja, fëmijët për tu rritur, me jetë për të përballuar, duken shumë.  

Por nuk dalin kur ti e ke mësuar evlatin tënd duke mos i munguar asgjë. Dhe sot dhuna vazhdon, psikologjike, financiare, emocionale dhe kjo bëhet zinxhir.  

Alma dhe shumë si ajo nuk kanë rrugëdalje.  

Unë luftova, por ndonjëherë mendoj më mirë të kisha qëndruar në atë martesë jo të shëndetshme , sesa të jem në kushtet e mbijetesës.  

Dhe po, nuk kanë qenë të pakëta herët që e kam menduar vetëvrasjen, por nuk e bëj dot sepse më duhet të rris e të edukoj qënien më të rëndësishme të jetës time. 

Aq sa e dua, aq e shoh atë si burgun tim. Më ka dënuar që të përballoj jetën në këtë vend të qelbur, me këta njerëz të kalbur, dhe realisht, nuk ka asnjë derë ku mund të trokasësh. Të gjithë duan të të mbështesin në teori, por në praktikë, edhe nëse e bëjnë, duan vetëm të të shkelin.  

Ky është realiteti. 

Na vrasin besimin tek drejtësia, tek e vërteta, tek dinjiteti, na vrasin ëndrrat dhe ti duhet thjeshtë të mbijetosh, ose të lejosh të të shkelin që të ia dalësh, sepse pa asnjë mbështetje, është e pamundur. 

Te lutem, mos trego. E vetmja ndihmë që mund të japim të gjithë bashkë është të tregojmë të vërtetën. E vetme, jeta e asnjërës nuk ka vlerë.  

Ky është realiteti. Po mundohem të ndihmoj veten. Po mendoj të iki nga Shqipëria, duke kërkuar alternativa. Thjeshtë mos flasim më për mbështetje, për polici, për politika sociale.  

Nuk ekzistojnë, janë selektive”! 

Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Bota

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

24 Qershor, 2025 1:51 pm
Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri
Aktualitet

Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri

24 Qershor, 2025 1:47 pm
“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën
Aktualitet

“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën

24 Qershor, 2025 1:29 pm
“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!
Aktualitet

Rinumërimi i votave, Berisha: S’është kërkesë e PD, por e kandidatëve

24 Qershor, 2025 1:28 pm
Presidenti Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin
Bota

Presidenti Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

24 Qershor, 2025 1:20 pm
Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë
Aktualitet

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë

24 Qershor, 2025 1:15 pm
Shpërthen pas rinumërimit/ Braçe: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh me votat e mia
Aktualitet

Shpërthen pas rinumërimit/ Braçe: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh me votat e mia

24 Qershor, 2025 1:13 pm
Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata ekzaminon pamjet filmike, ja jepen konkluzionet përfundimtare 

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata ekzaminon pamjet filmike, ja jepen konkluzionet përfundimtare 

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK, Prokuroria e Tiranës: Ekzekutuam letërporosinë e Kosovës

Nën hetim për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron disa prona, llogari bankare dhe 7 makina të Adem Metkolës 

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë, në kufirin lindor me Serbinë 

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë, në kufirin lindor me Serbinë 

TE FUNDIT

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
24 Qershor, 2025

Goditi me sende të forta një punonjëse të OSHEE, pasi kishte shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike në...

Lexo më shumë

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
24 Qershor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan. Përmes...

Lexo më shumë

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
24 Qershor, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi...

Lexo më shumë

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
24 Qershor, 2025

Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte, shefi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com