Është gjetur sot edhe trupi i djalit 3-vjeçar që u mbyt në lumin Buna së bashku me të ëmën, Alma Arrazi dhe dy motrat e tij, të moshës 9 dhe 8-vjeçe.
Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Pas kërkimeve trupi i pajetë i të miturit është gjetur në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Ndërkohë palombarët janë ende në kërkim të trupit të nënës, për të cilën ende nuk ka asnjë gjurmë.
Alma Arrazi u hodh në lumin Bunë mbrëmjen e 3 majit së bashku me tre fëmijët e mitur.
Trupi i vajzës 9-vjeçare u gjet nga një peshkatar mbrëmjen e 4 majit, ndërsa 8-vjeçarja u gjet pasditen e djeshme.
Alma Arrazi, dyshohet se u vetëhodh bashkë me fëmijët e saj në lumin Buna pas dhunës së bashkëshortit, Ergys Arrazi.
Ky i fundit është vënë në pranga, i akuzuar si shkaktar për vetëvrasjen e tyre./Opinion.al