Kryeministri Edi Rama, tha se Partia Socialiste ka luftuar për pavarësinë e sistemin gjyqësor.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se të gjithë të tjerët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë.
Ndër të tjera, Rama tha se PS është e vetmja prti që ka ambicien dhe kurajën ta bëjë këtë shtet pjesë të BE-së.
“Kemi rol vendimtar në luftën për Shqipërinë. Sot që flasim të gjithë ju dhe të gjithë anëtarët e kësaj familje politike, pas 113 vitesh pavarësi në Shqipëri pas krijimit të 333 partive në këtë vend kjo parti është e vetmja që ka bërë një zgjedhje të pa guxuar askush më parë. Kemi zgjedhur të luftojmë për pavarësimin e drejtësisë. Duke u vetëvendosur përmes tërheqjes sonë të plotë nga çdo kontroll politik i drejtësisë. Të gjithë të tjerët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë. Ne jemi vetë çarmatosur. Kjo parti është e vetmja që ka ambicien dhe kurajën ta bëjë këtë shtet pjesë të BE-së. Kemi më dorë drejtimin e pushteti ekzekutiv pa qenë të detyruar ti themi dajë asnjë derri”, tha Rama.