Pas rreth dy orësh, ka përfunduar protesta e katërt para bashkisë së Tiranës. Qytetarët të cilët kërkojnë largimin e krybashkiakut Erion Veliaj pas skandalit të kompanisë “5D”, u mblodhën para bashkisë rreth orës 11:00.
Forca të shumta policie kishin krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa pas tyre ndodheshin dhe forcat e tjera të policisë, të cilët ndërhyjnë nëse protesta del jashtë kontrollit.
Pas disa fjalimeve të qeta, qytetarët edhe këtë premte nuk i kursyen molotovët në drejtim të bashkisë së Tiranës. Ashtu si dhe në protestat e shkuara qytetarët larguan të heqin kordonin metalik, por pa mundur të çajnë kordonin e policisë.
Tedi Blushi, anëtari i këshillit bashkiak, me një flamur në dorë tentoi të kalonte mbi kordonin e policisë, duke u ndihmuar dhe nga protestuesit e tjerë. Nuk munguan edhe shfaqet patriotike të Blushit, i cili teksa ishte ngritur mbi kokat e policëve nga protestuesit valëviste flamurin kombëtar dhe më pas e ka puthur atë.
Në protestën e sotme u shfaq Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, por pa qenë aktiv në tubim. Pas përplasjeve me policinë, protestuesit u larguan me premtimin se do të zhvillojnë një tjetër protestë javën e ardhshme.