Një 39-vjeçar në Vaun e Dejës është qëlluar me armë zjarri ndërkohë që ishte brenda në automjetin e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit, ku menjëherë 39-vjeçari Gj.N banues në Koman, ka njoftuar policisë.
Menjëherë pasi shkoi në vendngjarje, policia arriti të identifikojë autorin 35-vjeçar V.K dhe po vazhdon puna për kapjen e tij.
Nga ky incident nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit./Opinion.al