Të hënën, më 22 prill në emisionin “Opinion” është diskutuar tema “Përse Rai sulmoi qeverinë e Ramës?”
Një reportazh i “RAI 3”, i cili pati nota, ndoshta më kritike ndaj qeverisë shqiptare, në këto 10 vite. Ishte një emision i cili kishte një shikim pothuajse të shtrirë në kohë të qeverisjes Rama, me tone kritike, akuza të mëdha, të cilat nuk janë të reja në Shqipëri, janë bërë shpesh nëpër studio televizive. Pikëpyetja e parë që u ngrit në këtë drejtim është çfarë po ndodh? Përse një media italiane nisi sulmin ndaj Ramës?
Për të diskutuar për këtë temë, të ftuar ishin: Baton Haxhiu dhe Artan Hoxha.
Në pjesën e dytë të emisionit është diskutuar tema “Si dhe pse u vodhën të dhënat e TIMS?”
Të ftuar për të diskutuar për këtë temë ishin: Klodiana Kala dhe Ferdinand Dervishi.
Ndërsa në pjesën e tretë të emisionit ishte një interviste me Blerina Gjylametin./Opinion.al