Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, nënkryetari Plarent Ndreca deklaroi se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por kanë punuar për një Plan Hetimor të detajuar.
Sipas tij e mira do të ishte të diskutonin dhe të bien dakord për një rend dite.
“E nisni me deklarata politike që nuk i shkojnë frymës së këtij komisioni. Thirrja e mbledhjeve nuk është mbledhje. Thirrja nga kryetarja është thirrje e një anshme. Duhet të jenë të koordinuara me kryesinë e komisionit. S’kemi pasur çfarë të bojkotojmë sa kohë që nuk kemi mbledhje.
Ne jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar po kemi bërë një punë intensive për dy javë atë që ju e keni bërë për vite. Ne kemi punuar. Ligji thotë me të caktuar ekspertë ulen punojnë me njëri tjetrin.
Ti lëmë deklarata politike. Këto hapjet janë konsum mediatik por jo për punë eficente të komisionit. E mira do të ishte të uleshim bashkërisht të dakordësim një rend dite. Është komisioni që vendos për rendin e ditës”, tha Ndreca.