Gjykata ka liruar nga burgu, anëtarin e bandës së Gaxhait, i cili u arrestua dy muaj më parë.
Bëhet fjalë për shtetasin, Armando Sulejmani, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.
“Caktimin si mase sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani ate të “ detyrimit per tu paraqitur ne policinë gjyqësore” cdo dt.7-17 të muajit, ora 11.00, parashikuar nga neni 234 Kodit Pr.Penale . Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim të formës së prerë”, thuhet ne njoftim.
Kujtojmë se Armando Sulejmani, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë u arrestua në qytetin e Durrësit pasi po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti’ informoi policia.