Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vriten 22 persona nga sulmet e Izraelit në Rafah, kryesisht fëmijë

2024/04/21 at 5:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vriten 22 persona nga sulmet e Izraelit në Rafah, kryesisht fëmijë

Sulmet izraelite gjatë natës në qytetin jugor të Gazës, Rafah, shkaktuan vdekjen e 22 personave mes tyre 18 fëmijë, bënë të ditur zyrtarët palestinezë të shëndetësisë të dielën. Zhvillimet ndodhën ndërsa Shtetet e Bashkuara po shkonin drejt miratimit të miliarda dollarëve ndihmë ushtarake shtesë për Izraelin, aleatin e tyre të ngushtë.

Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah, ku është zhvendosur më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës, për t’i shpëtuar luftimeve diku tjetër.

Autoritetet izraelite janë zotuar të zgjerojnë ofensivën tokësore në këtë qytet në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për vetëpërmbajtje, edhe nga Uashingtoni.

Të shtunën Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme prej 26 miliardë dollarësh për Izraelin që përfshinte rreth 9 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Gazën.

Si pasojë e luftës Izrael-Hamas janë vrarë mbi 34 mijë palestinezë sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë si dhe janë shkatërruar dy qytetet më të mëdha të Gazës e pjesë të tjera të rajonit.

Rreth 80% e popullsisë është zhvendosur në pjesë të tjera të territorit që sipas ekspertëve ndodhet në prag të urisë.

Izraeli nisi ofensivën në përgjigje të sulmit terrorist të Hamasit ndaj shtetit hebre më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 persona, sipas shifrave izraelite. Militantët morën peng edhe rreth 250 të tjerë. Izraeli thotë se rreth 130 vetë vazhdojnë të mbahen peng, por një e katërta e tyre kanë të vdekur. Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian e të tjera vende.

Konflikti, që ka hyrë tashmë në muajin e tij të shtatë, ka ndezur tensione rajonale duke vendosur Izraelin dhe SHBA-në kundër Iranit dhe grupeve militante aleate në të gjithë Lindjen e Mesme. Pas një sulmi të pashembullt ajror të Iranit ndaj Izraelit, ky u fundit u kundërpërgjigj duke rritur edhe më tej frikën e një konflikti më të gjerë.

Tensionet janë rritur edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Trupat izraelite vranë dy palestinezë për të cilët ushtria tha se sulmuan një pikë kontrolli me thikë dhe armë zjarri, pranë qytetit jugor të Hebronit në Bregun Perëndimor të dielën herët në mëngjes.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se dy të vrarët, 18 dhe 19 vjeç, ishin anëtarë të së njëjtës familje. Sipas ushtrisë nuk kishte viktima në mesin e forcave izraelite.

Mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë për të kërkuar zgjedhje të reja për të zëvendësuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve. Zoti Netanyahu është zotuar të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e plotë të Hamasit dhe kthimin e të gjithë pengjeve./ VOA

Ju sugjerojmë

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryesore

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

29 Qershor, 2025 7:08 pm
‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg
Kryesore

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

29 Qershor, 2025 7:01 pm
Prespa, zona që po rilind nga turizmi
Aktualitet

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

29 Qershor, 2025 6:34 pm
Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Aktualitet

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

29 Qershor, 2025 6:19 pm
“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
Aktualitet

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

29 Qershor, 2025 5:52 pm
Para
Serbët në veriun e Kosovës bojkotojnë referendumin për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave

Serbët në veriun e Kosovës bojkotojnë referendumin për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave

Edy Reja drejt rikthimit në Serie A, një hap larg firmës me bardhezinjtë

Edy Reja drejt rikthimit në Serie A, një hap larg firmës me bardhezinjtë

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Biden dhe Trump me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Biden dhe Trump me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë

TE FUNDIT

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor, 2025

Një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës në qytetin e Lezhës. Sipas njoftimit të policisë,...

Lexo më shumë

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
29 Qershor, 2025

Për herë të parë, studentët në Serbi kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre ndaj politikës së jashtme të Serbisë, raportit...

Lexo më shumë

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
29 Qershor, 2025

Artiljerët e Brigadës së 25-të Ajrore të Ukrainës janë duke e frenuar vazhdimisht përparimin e forcave ruse pranë Pokrovskut, ashtu...

Lexo më shumë

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
29 Qershor, 2025

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz, në bashkinë Patos. Të favorizuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com