Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë-Krujë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30.
Një automjet ka përplasur për vdekje një 17-vjeçar.
Adoleshenti humbi jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë.
Drejtuesi i mjetit, A.K., është shoqëruar në komisariat nga policia për t’u pyetur në lidhje me rrethanat.
Ndërsa grupi hetimor po heton për shkaqet.