Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Monika Kryemadhi, u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës për tradhtarë brenda PL.
Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka çfarë kokash të presë, por ka nevojë për një program të ri.
“Tradhtarët në krye të PL, mes të cilëve dhe unë I ka mbyllur derën shumë prej jush. Prioritet e PL nuk janë përjashtimet por hapja e partisë dhe krijimi i hapësirave të reja dhe për të mësuar nga gabimet e Kryemadhit. Edhe Monika bën gabime sepse nuk është e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka çfarë kokash të presë. Ka nevojë për një program të ri që i jep më shumë hapësirë grave dhe vajzave, por jo atyre që I presin kokën njëra tjetrës. Detyra jonë nuk është që të presim radhën duke eliminuar shokët… Detyra e PL është që morali dhe sfidat e të gjithë anëtarëve të PL është integrimi Europian. Detyra jonë është të forcojmë familjen, jo ta shkatërrojmë atë. Detyra jonë nuk është të vi me Piaggio dhe të largohet me Range Rover. Sot me qindra dhe mijëra djem dhe vajza të LSI që sot e adhurojnë lëvizjen në fakt kanë dhimbje, ka dhimbje kur shikojnë sesi shkërmoqet imazhi i Metës. Kryetari i partisë nuk është administrator godine. Votat nuk bëhen as me like e as me share por duke zgjidhur hallet. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për hapje. Djegia e mandateve, unë jam fajtorja, siç janë të gjithë të tjerët. Të gjithë jemi fajtor të asaj situate, sepse besuam në opozitarizëm. Sa I përket nepotizmi dua t’ju them, në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi. Në partinë tonë vlera dhe baza është tek familja. Një parti e fortë si institucion është me e fortë se një parti individi”,-tha Kryemadhi.