29-vjeçare shqiptare ka përplasur për vdekje me makinë dy persona në zonën e Ratacit në Kroaci. Mësohet se viktimat ishin motër e vëlla, përkatësisht të moshave 19 vjeçe dhe 21 vjeç.
Sipas informacioneve, aksidenti i rëndë ka ndodhur më 9 prill, ndërsa mediat kroate kanë zbuluar edhe identitetin e 29-vjeçares shqiptare e cila është identifikuar si Klevisa Ymeri.
Pas aksidentit ajo pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua.
Referuar të dhënave, shqiptarja ka bërë një parakalim të parregullt me makinë, gjë që ka shkaktuar përplasjen kokë më kokë me makinën që drejtohej nga 21-vjeçari Stjepan Đerek.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje 21-vjeçari Stjepan Đerek dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina. E reja shqiptare është lënë me masën e paraburgimit për 30 ditë për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.