Dy shtetas turk janë arrestuar nga policia kufitare në Durrës, pasi kanë paraqitur në sportel, në dalje të Republikës së Shqipërisë me pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në pranga kanë rënë shtetasit E.B. 22 vjeç dhe M.D., 29 vjeç.
Gjithashtu është nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas marokenë të cilët tëntuan të kalonin kufirin duke u fshehur në pjesën e poshtme të dy kamionëve. Si dhe u procedua në gjendje të lirë një 50 vjeçar shqiptar, i cili rezultoi se kishte dalë ilegalisht më parë nga Shqipëria.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al