Një sherr mes dy grave në Lushnje degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Policia informon se një 49-vjeçare ka goditi me gërshërë një 52-vjeçare. Fatmirësisht gruaja pësoi dëmtime të lehta, ndërsa shkaqet e sherrit mbeten të paqarta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (gërshërë), një 52-vjeçare, për motive të dobëta”,-njofton policia.