Një Memorandum Mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit është firmosur ditën e sotme në Paris mes ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim.
Ky bashkëpunim synon të forcojë ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e integruar të zonave të mbrojtura dhe menaxhimin e burimeve pyjore të vendit.
Gjithashtu ka për qëllim të thellojë reflektimin për mbrojtjen e zonave detare, masat kundër ndotjes së ujërave si dhe reduktimin e erozionit bregdetar.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama së bashku me një delegacion ndodhen në Paris në një vizitë zyrtare.