Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Francë, në kuadër të një vizite dy ditore, me ftesë të presidentit francez Emanuel Macron.
Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga Macron.
Këtë lajm e ka dhënë vetë kryeministri përmes një postimi në rrjete sociale.
Rama dhe Macron pritet të takohen së bashku.
Gjatë vizitës në Paris, Rama do të zhvillojë disa takime që kanë në qendër promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.