Ish-kryebashiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u lirua nga qelia disa javë më parë, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme.
Dako shfaqet i buzëqeshur brenda ambienteve të GJKKO.
Ai është aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa u shfaq i qeshur duke pritur nisjen e seancës paraprake
Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren dhe tjetra me dhënien e lejes për një pallat 7 kate, por që u ndërtua 11 kate dhe më pas u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë u vunë dhe 10 ish-bashkëpunëtorë të tij.