Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore/Balla: U godit një rrjet i madh, vëmendje e posaçme fëmijëve të pashoqëruar 

2024/04/12 at 1:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore/Balla: U godit një rrjet i madh, vëmendje e posaçme fëmijëve të pashoqëruar 

Shkatërrimi i zinxhirëve të trafikimit të qenieve njerëzore përmes hetimeve proaktive mbetet një prioritet për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. 

Gjatë një konference, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se Policia e Shtetit në bashkëpunim e SPAK kanë goditur një rrjet të madh personash të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, mes tyre edhe punonjës policie. 

“Por ajo që do çmohet më tepër dhe për të cilën po punohet vazhdimisht është të mos lejojmë që këto zinxhirë të krijohen dhe zënë këmbë e duar të vajzave, djemve dhe fëmijëve tanë. Ndaj parandalimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë e konsideroj si një element kyç në këtë përpjekje të përbashkët”, u shpreh Balla, në konferencën “Për një qasje të fokusuar në viktimat në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. 

Në këtë takim për adresimin e përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë, morën pjesë përfaqësues të Ambasadës amerikane, të BE në Tiranë, agjencitë ligjzbatuese si dhe shoqërisë civile e Akademisë. Balla informoi se në dhjetor 2023, Ministria e Brendshme po zbaton një plan masash, bazuar dhe në rekomandimet e TIP Report. Ndër to, parashikohet rritja e financimeve për Strehëzat në vlerën rreth 45 %. 

“Një nga rezultatet për t’u duartrokitur është vendosja në funksionim e Linjës 116 006, nga muaji Dhjetor pranë Sektorit Antitrafik. Me qëllim promovimin e Linjës dhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj fenomenit të trafikimit, u prezantua fushata e komunikimit antitrafik “E vërteta N’drit” 116 006, si pjesë e programit “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i cili financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri”, nënvizoi Ministri. 

Ai shtoi se fenomeni ka një shfaqje shumë dimensionale, duke u ndikuar nga situatat e vulnerabilitetit social, ekonomik të personave dhe duke pasur njësoj shtrirje si tek burrat, gratë dhe fëmijët. 

“Kur flasim për të miturit një vëmendje të veçantë i shkon të miturve të pashoqëruar, të cilët kalojnë në mënyrë të parregullt kufirin drejt Republikës së Shqipërisë dhe që janë potencialisht viktima të trafikimit. Ndaj gjej rastin të bëj një thirrje ndaj të gjitha shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile të pranishme sot, por edhe ato që na ndjekin dhe që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre masat në kuadër të trafikimit të qenieve njerëzore, që të kenë një vëmendje të veçantë dhe të jenë partnerë mbështetës Policisë së Shtetit dhe Njësive të Vetëqeverisjes Vendore ndaj kësaj kategorie”, -tha Balla. 

Ju sugjerojmë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Para
Ngritja e dy komisioneve, Bardhi: Kemi rezervuar një karrige për “mbështetësit e Bashës” 

PS rrëzoi vendimin e Kushtetueses për Xhaçkën/Bardhi: Rama ndërtoi shtet paralel, është Kryeministër dhe Kryegjykatës 

Tentuan të korruptonin policët për t’iu shmangur shkeljeve, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tentuan të korruptonin policët për t’iu shmangur shkeljeve, arrestohen 2 persona në Tiranë

U lirua nga qelia/Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për seancën paraprake! Shfaqet i buzëqeshur (Foto) 

U lirua nga qelia/Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për seancën paraprake! Shfaqet i buzëqeshur (Foto) 

TE FUNDIT

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com