Ka dështuar për herë të katërt Komisioni Hetimor për Check-Up dhe Sterilizimin për shkak se përfaqësuesit e PS kanë bojkotuar sërish mbledhjen e parashikuar sot.
Anëtarët e mazhorancës nuk janë paraqitur në mbledhjen e thirrur sot nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.
Deri në nisjen e punës, ky Komision ka zhvilluar vetëm dy mbledhje dhe ato janë shoqëruar me tensione mes deputetëve të PS dhe atyre të opozitës.
Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi ishte pjesë e marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit që riktheu normalitetin në Kuvend.