Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E kam shoqe prej kohësh”, Selimja rrëfen tradhtinë e bashkëshortit: I kapa videot në telefon

2024/04/07 at 7:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“E kam shoqe prej kohësh”, Selimja rrëfen tradhtinë e bashkëshortit: I kapa videot në telefon

Selimja është ndarë prej 10 vitesh me bashkëshortin e saj, Yzeirin edhe pse jo në rrugë ligjore. Ajo shpjegoi në “Shihemi në Gjyq” se ka mësuar që ai pasuritë e përbashkëta në Shqipëri e Greqi i ka kaluar nën emrin e vet dhe të djalit duke e lënë Selimen pa asgjë.

Por në pjesën e dytë të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Selimja thotë se burri që ajo i besoi në 45 vite martesë me të cilin ka 3 fëmijë e që i dorëzonte të ardhurat e 40 viteve, ka gjetur dikë tjetër.

Selimja: Me burrin kam shumë kontradikta tani, shumë dallavere me një fjalë. Ai, i kapa nja dy mesazhe në telefon dhe thoshte “e kam një shoqe në Lushnje, e kam prej kohësh”.

Ardit Gjebrea: Çfarë kishte?

Selimja: Kam një shoqe thoshte por e kam prej kohësh.

Ardit Gjebrea: Një shoqe në Lushnje?

Selimja: Edhe unë nga ai mesazhi, i bëj ndarjen se unë të punoj si qeni…

Eni Çobani: Shoqe, tani mund të ketë shoqe Yzeiri por s’e ka…

Ardit Gjebrea: I ka kapur mesazhet.

Selimja: Video, jo mesazhe, video.

Ardit Gjebrea: Video?!

Selimja: Po, që flisnin njëri me tjetrin. Unë të punoj si qeni 40 vjet dhe ti të bësh çfarë të të dojë qejfi, nuk më ka pyetur për asgjë, çfarë ka bërë, çfarë s’ka bërë, lekët i kemi  nëpër banka, s’ma ka shkruar emrin në asnjë vend, unë dua të më shkruhet emrin nëpër banka. Ka dy emra nëpër banka, Yzeir dhe Thoma. Edhe në Greqi kemi lekë në bankë,  as atje s’ma ka shkruar emrin. Edhe ai mua më ka nxjerrë çfarë të të them!

Eni Çobani: Pra ti dyshon që ai është lidhur me dikë…

Selimja: Unë nuk e di çfarë ka bërë ai me jetën e vet, meqenëse ai e bëri kështu, unë dua familjen time, dua kalamajtë e mi, ai le të vazhdojë jetën e vet meqenëse e zgjodhi, mua të më kthejë djersën time dhe të shikojë jetën e vet.

Selimja shton se bashkëshorti ka gjetur si justifikim mungesën e saj në shtëpi për shkak të ndihmës që i ofron vajzës së tyre në Itali.

Selimja: Burri im dashuron një tjetër dhe të thotë ku të kam parë!  Po unë që kam rritur tre fëmijë?  tani gjeti justifikim se gocën e kam me probleme atje në Itali, pse ndihmoj gocën unë, i mbaj fëmijët, ia çoj në shkollë, ia marr, “eh, ti e ke mendjen te goca”,  po tani gocën ta lëmë rrugës? Unë jam nënë, nëna shkon atje ku është më keq.

Eni Çobani: Ashtu është! 

Ardit Gjebrea: Po pse ai rpandaj i shkruan zonjës?

Selimja: Po  prandaj, gjoja…se s’di ku të kapet se e kapa unë.

Eni Çobani: Ka gjetur arsye se “më ke lënë vetëm, kur mëke lënë vetëm unë kam gjetur një zgjidhje tjetër”, ka gjetur një zonjë, e kupton? Pra nëse ti po merresh me vajzën unë po merrem me këtë zonjën.

Selimja: Unë iki në orën 5 të mëngjesit e vij në 1 të natës.

Eni Çobani: Po ai pse s’vjen te vajza?

Selimja: E kam kapur për dore, hajde rrimë bashkë, ndihmojmë gocën, s’do t’ia dijë fare. Ka mbaruar çdo gjë. Zonja Eni, unë kam shpresë vetëm te ti se ka mbetur ti dhe Zoti. Të gjithë ma kanë pasur me hile.

Selimja përmbyll duke thënë se tashmë nuk dëshiron asgjë, do vetëm familjen e saj dhe atë që i takon nga pasuria./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
A ishte Argita Malltezi ajo që e futi në politikë? Basha: Nuk është e vërtetë, Sali Berishën e njihja vetë

A ishte Argita Malltezi ajo që e futi në politikë? Basha: Nuk është e vërtetë, Sali Berishën e njihja vetë

Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit

Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit

Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë

Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com