Protestës së qytetarëve para bashkisë së Tiranës, i është bashkuar edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ajo u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është një kopje e shëmtuar e Edi Ramës, duke mos i kursyer akuzat për korrupsion.
Malltezi: Ju shihni si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë. Para të shkojnë në xhepat e zyrtarëve. Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. I tentativa për të minimizuar veprën penale në shpërdorim detyre. Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për celjen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni.