Të paktën 13 persona të një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike janë arrestuar në Itali.
Kokaina, hashashi dhe marijuana kishte ardhur nga Shqipëria me kamionë, ndërsa do të shitej në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.
Kilogramë droge të ardhur nga Shqipëria, fshiheshin në kamionë falë vende të improvizuara brenda tyre. Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuanë gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, njoftojnë mediat italiane.
Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas. Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.
Hetimi nisi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020 ku nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti në heshtje. Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines.