Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka nisur sot punën.
Kujtojmë se ky komision drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, nënkryetar Toni Gogu, ndërsa në këtë mbledhje pritet të bëhet konstituimi, qëllimi i ngritjes së komisionit dhe po ashtu të miratohet një plan pune.
Në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit “TIMS”, nënkryetari Toni Gogu, propozoi deputetin Xhemal Qefalia si sekretar të këtij komisioni.
Propozimi u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët. Ndërkohë Gogu i kërkoi kryetarit Ervin Salianji që t’i përmbahen objektit për të cilin është votuar në Kuvend ngritja e këtij komisioni hetimor.