Çrregullimet e spektrit autik tek fëmijët e prekur nga ky problem mund të shfaqen në mënyra të ndryshme sipas specialistëve, veçanërisht në periudhën e pubertetit.
Psikiatrja Sonila Tomori tregoi disa nga simptomat e sjelljet e këtyre fëmijëve.
Specialistët nënvizojnë se ka dallime të rëndësishme gjinore, se si shfaqet autizmi te vajzat dhe te djemtë.
Ndërsa drejtorja e shkollës “Myslym Keta”, nënë e një djali me çrregullime të spektrit autik, tregon mes emocionesh përkushtimin për Mishelin, 20 vjeç.
2 Prilli njihet si Dita Botërore e Autizmit, ditë e cila shërben për më shumë vëmendje dhe sensibilizim për të prekurit nga ky çrregullim./Klan News