Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Çano, ka folur në një pronocim për media lidhur me aksidentin në Këlcyrë që shkaktoi 8 viktima.
Ai thotë se espertë mjekoligjorë nga Tirana pritet të shkojnë në Këlcyrë për të bërë autopsinë e viktimave.
Pas identifikimit, Çano thekson se do të bashkëpunohet me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e pajetë pranë familjarëve.
Sipas tij nuk është thjesht një aksident, por rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE.
“Ne jemi informuar nga drejtoria e policisë. Së bashku me prokurorin e gashëm kemi ardhur në vendngjarje. Kemi organizuar punën për kqyrjen me kujdes të kufomave dhe identifikimin e tyre. Më pas do të punojmë për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla.
Me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Nuk mund ta përcaktojmë sa ka qenë, sepse do dalë nga hetimet në vijim. Ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në këtë pjesë.
Vetëm drejtuesi i automjetit është nga qyteti i Shkodrës, autometi është dhënë me qira nga pikat e dhënies me qira. Pra nuk është pronari i mjetit. Të gjithë të tjerët janë persona nga vendet e treta. Nuk I kemi identifikuar dhe nuk i dimë cilat shtetas I përkasin. Jemi duke pritur ekspertët mjekoligjorë për ekzaminimin e tyre. Pas identifikimit do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e tyre.
Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre 2 veprave penale të cilat do I shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun’, tha prokurori Çano.