Pothuajse tetëmbëdhjetë vite pas finales së Kupës së Botës, Marco Materazzi tregoi për Times episodin e famshëm të përplasjes verbale me Zidane, që përfundoi me goditjen me kokë dhe përjashtimin e francezit.
“Nuk përputhet me atë që ka qenë karriera ime. Ai episod nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e asaj finaleje të Berlinit, mes grindjeve dhe ofendimeve, Zidane më ofroi fanellën e tij dhe unë thashë jo, se preferoja motrën e tij. Më pas ai u kthye dhe reagoi siç e imagjinojnë të gjithë. Nuk e pashë më Zinedinin”, është shprehur ai.